Bayern Munich është gati të thyej të gjitha rekordet në gjermani për Alexis Sanchez
Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti e dëshiron në skuadrën e tij sulmuesin e Arsenalit, kilianin Alexis Sanchez.
Franck Ribery ka edhe një vit kontratë me Bayernin dhe Sanchez shihet si futbollisti adekuat për ta zëvendësuar atë.
Për të arritur deri te shërbimet e yllit të Arsenalit, Bayern është gati t’i ofrojë kontratë katër vjeçare me nga 480,000 euro në javë, apo 23 milionë euro në vit, shkruan Kicker.
Kështu Sanchez do t’i thyente të gjitha rekordet në Gjermani, duke u bërë lojtari më i paguar ndonjëherë.
Deri më tani më i paguari ka qenë Robert Lewandowski, i cili ka marrë nga 14 milionë euro në sezon.
Sanchez me Arsenalin ka kontratë vetëm deri në vitin 2018. /Express/