Federata e Futbollit Francez i ka dhënë leje Nantit të angazhojë ish-menaxherin e Lesterit Claudio Ranieri.
Nanti nga Federata kishte kërkuar leje speciale për angazhimin e Ranierit për shkak të kufirit të vjetërsisë prej 65-vjeçarëve.
Italiani, siç transmetojnë mediat, me Nantin do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, ndërsa në bankën e klubit do ta zëvendësojë Sergio Conseisao, i cili ka nënshkruar për Porton.
Ranieri (65) me Lesterin ka fituar Premierë Ligën në vitin 2016 dhe nëntë muaj pas suksesit të madh u shkarkua. Ai para Lesterit ka qenë trajner i Juventusit, Romës dhe Interit, transmeton KosovaPress.