Disa e njohin si djali i Shkelzen Jetishi, e disa thjesht si Korabi këngëtar, tashmë i konsoliduar në muzikë
Janë bërë dhjetë vite që kur se Korab Jetishi këndon, bënë këngë, videoklipe, e viteve te fundit është prezent edhe në dasma e ahengje dhe në mbrëmje muzikore.
Sigurisht që ai nuk mund të dalë lehtë nga hija e babait të famshëm, i cili mbetet udhërrëfyesi i tij në jetë e në muzikë.
Korabi këngëtar i suksesshëm, por edhe bashkëshort e baba i përkushtuar.
Këngëtari gruan e quan “My Love” e të bijen “My evrithing”, shkruan “Kosovarja”.
Pra, njërën e ka dashuri, e tjetrën gjithçka në jetë.