Manchester City është shumë pranë transferimit të John Stones dhe Nolito
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka nisur të përforcojë skuadrën e tij për edicionin e ardhshëm.
Pas transferimit të Ilkay Gundogan, City ka gati edhe dy transferime të tjera, shkruan Manchester Evening News.
Lojtari i parë që do të transferohet është Nolito nga Celta Vigo, ndërsa pas tij edhe qendërmbrojtësi anglez i Evertonit, John Stones, i cili do të kushtojë 50 milionë euro.