Manchester City ka mposhtur 3:1 West Hamin për të shënuar fitoren e tretë më radhë në Premierligë
Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar edhe fitoren e tretë në tre ndeshjet e para, pasi në Etihad Stadium ka mposhtur West Hamin 3:1.
City e nisi furishëm takimin dukës shënuar dy gola brenda 20 minutave të parë, me anë të Sterlind dhe Fernandinho, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.
West Ham u kthye në lojë në pjesën e dytë me golin e Antonios, por kjo ishte e gjitha që bënë në këtë takim, pasi City në kohën shtesë shëmoi edhe një gol me anë të sterling.
City pas kësaj fitoreje ndanë pozitën e parë me Chelsean dhe Manchester Unitedin, që po ashtu në tre ndeshjet e para kanë shënuar tre fitore.
https://www.youtube.com/watch?v=8Huw-BLXp1w