Sport

City i revanshohet Barçës, Xhaka shënon në fitoren e Arsenalit

Manchester City ka përmbysur disavantazhin prej një goli dhe ka mposhtur Barcelonën 3:1.

Skuadra angleze ka lënë prapa disfatën e dy javëve më parë në Camp Nou me rezultatin 0:4, duke iu revanshuar kampionëve të Spanjës në Etihad Stadium.

Ndeshja nisi më mirë për Barcelonën, e cila kaloi në epërsi me golin e Lionel Messi (21’). Megjithatë rezultatin e pjesës së parë e vendosi Ilkay Gundogan (39’), duke i dhuruar gëzimin të pranishmëve në stadium.

Në pjesën e dytë skuadra e Pep Guardiolas dominoi dhe realizoi dy gola të tjerë. Fillimisht, Kevin de Bruyne shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën 51, derisa rezultatin përfundimtar e vendosi Gundogan (74’).

Ndeshja tjetër Grupi C në mes të Borussia Monchengladbach dhe Celtic u mbyll në barazim 1:1.

Granit Xhaka ishte protagonist në fitoren e Arsenalit ndaj Ludogorets (3:2), duke realizuar golin e parë të Topçinjve. Olivier Giroud dhe Mesut Ozil shënuan dy golat tjerë.

Ndërsa Taulant Xhaka me Baselin e tij u mposht nga Paris Saint-Germain 1:2. Reprezentuesi i kombëtares shqiptare asistoi në golin e vetëm të zviceranëve.

Fitore me përmbysje arriti edhe Bayern Munichu në udhëtim te PSV Eindhoven. Dy gola të Robert Lewandowskit e bënë të pavlefshëm shënimin e Santiago Arias.

Grupi A

Basel – PSG                                      1:2

Ludogorets – Arsenal              2:3

1. Arsenal             4                 10

2. PSG                  4                 10

3. Basel                4                 1

4. Ludogorets       4                 1

Grupi B

Besiktas – Napoli                    1:1

Benfica – Dynamo Kiev           1:0

1. Napoli              4                 7

2. Benfica             4                 7

3. Besiktas           4                 6

4. Dynamo Kiev   4                 1

Grupi C

M’gladbach – Celtic                1:1

Man. City – Barcelona            3:1

1. Barcelona                   4                 9

2. Man. City                  4                 7

3. M’Gladbach     4                 4

4. Celtic                4                 2

Grupi D

Atletico Madrid – Rostov                 2:1

PSV – Bayern Munich             1:2

1. Atletico M.       4                 12

2. Bayern M.        4                 9

3. PSV                  4                   1

4. Rostov             4                 1