Manchester City është skuadra më aktive në futbollin evropian. Pasi i ka transferuar Bernardo Silvan dhe portierin Ederson, skuadra e sheikëve tani e ka arritur edhe një marrëveshje.
Benjamin Mendy do të jetë blerja e radhës e Pep Guardiolës. City dhe Monako kanë arritur marrëveshje me vlerë 40 milionë funta për Mendyn.
Në radhë për Cityn është transferimi i Virgin Van Dijk nga Sauthampton./Indeksonline/