Sport

City ofron 69 milionë euro për lojtarin e Tottenhamit (Foto)

Manchester City e dëshiron me çdo kusht mbrojtësin e djathtë të Tottenhamit, Kyle Walker
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka larguar nga skuadra dy mbrojtësit e djathtë, Bacary Sagna dhe Pablo Zabaleta.

Ai dëshiron që sa më parë të transferojë një mbrojtës të ri, për ta pasur në skuadër që nga dita e parë e stërvitjeve.

Sipas Daily Mirror, dëshira e spanjollit është mbrojtësi i djathtë i Tottenhamit, Kyle Walker.

Për shërbimet e tij City është gati të paguaj 69 milionë euro, aq sa kërkon edhe skuadra londineze.

Edhe lojtari është i gatshëm të largohet, pasi dëshiron të luaj në një skuadër më të madhe dhe të punojë me një trajner të madh si Guardiola. /Exxpress/