Manchester City thuhet se ka nisur një ofertë prej 95 milionë euro për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri i ‘Qytetarëve’ Pep Guardiola dëshiron Koulibalyn në skuadrën e tij sezonin e ardhshëm.
Gjiganti anglez e mbrojti me shumë sukses titullin e Premierligës por humbën kapitenin Vincent Kompany, i cili u emërua si trajneri i ri i Anderlechtit, përcjell lajmi.net.
Senegalezit i kanë mbetur edhe katër vjet në kontratën e tij dhe Napoli ka refuzuar ta shesë lojtarin te ekipet si Juventus, Manchester United dhe Real Madrid deri më tani.
Megjithatë, skuadra e Ancelottit është në bisedime për të nënshkruar me Kostas Manolas dhe James Rodriguez. /Lajmi.net/