Sport

City nuk i ndryshon planet për transfere

Manchester City nuk do t’i ndryshojë planet verore për transfere, edhe pas humbjes në çerekfinale nga Liverpool, raporton The Independent.

Pep Guardiola e ka prioritetizuar transferimin e një mesfushori defanziv, dhe një sulmuesi i cili mund të luajë edhe në mesfushë.

Pavarësisht eliminimit nga Të Kuqtë, Guardiola dhe City do të mbeten me planet e tyre fillestare, dhe Julian Weigl është njëri prej transferimeve potenciale.