Sport

City gjen zëvendësuesin e Mendyt

Manchester City është duke u interesuar për mbrojtësin e majtë të Napolit, Faouzi Ghoulam

Mbrojtësi francez, Benjamin Mendy ka këputur ligamentin dhe do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Kjo ka shtyrë trajnerin Pep Guardiola që të kërkojë transferimin e një mbrojtësi të majt në muajin janar.

Sipas Tuttomercatoweb, i përzgjedhuri i trajnerit Guardiola është mbrojtësi i majtë i Napolit, Faouzi Ghoulam.

Algjeriani ka kontratë me Napolin vetëm deri në fund të sezonit. /Express/