Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është duke e përcjellë mesfushorin fantastik të Romës, Lorenzo Pellegrini
Pep Guardiola është një fans i madh i mesfushorit të Romës, Lorenzo Pellegrini dhe do të tentojë transferimin e tij gjatë verës.
Sipas Calciomercato, skautët e Manchester Cityt e përcjellën lojtarin në ndeshjen Milan-Roma, ku Pellegrini u inkuadrua në pjesën e parë pas lëndimit të Strootman dhe tregoi paraqitje fantastike.
Lojtari ka klauzolë prej vetëm 25 milionë eurove dhe gjatë verës së ardhshme City pritet ta paguajë atë.
Në konkurrencë për italianin është edhe rivali i Cityt, Manchester United. /Express/