Sport

Ciro Blazevic: Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të jetë një kundërshtar i pavërejtur në eliminatore

Trajneri i njohur i futbollit, kroati Ciro Blazevic, ka folur për eliminatorët e Kroacisë për Botërorin “Rusia 2018”, e cila gjendet në të njëjtin grup me Kosovën.

Ai ka thënë se Kosova mund të jetë gjithçka përveç një kundërshtari i pavërejtur.

Blazevic, siç transmeton Koha.net, ka folur edhe për përfaqësueset tjera kundërshtare të grupit I, që janë Irlanda, Turqia, Ukraina.

Ai ka thënë Kroacia synon të arrijë maksimumin nga këto kualifikime, por nuk ka lënë pa vlerësuar edhe kundërshtarët e grupit I.

“Çfarë reprezentacioni ka Kroacia – nuk ka se si të mos jetë favorite. Ndeshja e parë pa dyshim se është shumë e rëndësishme. Kroacia ka kualifikime të vështira, në konkurrencë me Turqinë, Ukrainën, Islandën e Kosovën. Por, mund të dalim të parët. Jemi autoritet i padiskutueshëm në grup. Në të kundërtën, vendi i dytë bartë në vete rreziqe, rrjedhimisht edhe kualifikimin tutje. Kemi atë kuadër të lojtarëve sa që vendi i dytë do të ishte mos-sukses i madh. Por, dorën në zemër, Islanda është renditur në Evropian më mirë se ne, turqit janë hakmarrës, Ukraina ka përvojë, ndërsa Kosova do të jetë krejt përveç se një kundërshtar i pavërejtur. Këtu nuk ka vend për gabime”, ka thënë ai.

Blazevic, suksesin më të madh në karrierën e tij si trajner, e ka shënuar në vitin 1996 kur e çoi kombëtaren kroate të futbollit në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian dhe fitoi vendin e tretë në Kampionatin Botëror më 1998.

Kujtojmë se Bllazheviq, më 1986, ka qenë trajner edhe i KF Prishtinës.