Aktuale

Cili ishte politikani favorit i aktorit Art Kurti kur ishte i vogël

Art Kurti, aktori i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje, pos aktrimit ishte edhe zyrtar i partisë së Ramush Haradinajt. Madje, në një fotografi, Ramush Haradinaj shihet me Artin kur ishte i vogël.
Art Kurti, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje, pos që ishte aktor dhe luante në serialin “O sa mirë”, ai ishte edhe zyrtar i partisë së Ramush Haradinajt, AAK’së. Ai mbante pozitën e këshilltarit për të rinj në kabinetin e Ardian Gjinit në Gjakovë, shkruan Express.

Por, me sa duket Kurti ka pasur një simpati të veçantë për Ramush Haradinajn qysh kur ishte i vogël.

Kjo fotografi tregon më së miri këtë përkrahje të tij ndaj kryeministrit, fotografi e postuar nga vetë Art Kurti vitin e kaluar.

Këtu shihet Arti i vogël bashkë me Ramush Haradinajn.

the authorE B