Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, është i gëzuar që vendimi se a duhet të startojë Gareth Bale apo Isco në finale të Ligës së Kampionëve nuk është në dorën e tij.
Isco ka luajtur në vend të Bale në disa ndeshjet e fundit, por përfaqësuesi i kombëtares uellsaine ka deklaruar se është në gjendje të mirë dhe i gatshëm pasi që e ka rimarrë veten nga lëndimi në pulpë, transmeton Express.
E kjo e lë trajnerin Zinedine Zidane, i cili ka insistuar se dyshja mund të luajë së bashku, me një vendim të madh për ta marrë për ndeshjen e së shtunës mbrëma kundër Juventusit në Cardiff.
Ndërkohë, Casemiro ka thënë se Reali është më fat që ka kualitet të tillë në skuadër, por është i kënaqur që vendimi s’është i tij.
“Isco po luan në një nivel shumë të mirë, ndërsa Bale është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Jam me fat që jam lojtar dhe nuk më duhet të vendosë mes tyre,” ka thënë ai./Express/