ShowBiz

Çifti i njohur shokon fansat (Foto)

Aktorja britanike Emma Watson i ka dhënë fund lidhjes dyvjeçare me biznesmenin amerikan William Knight.

“Njëzet e shtatëvjeçarja Emma Watson serish është vetëm. Ajo dhe William janë ndarë më herët gjatë këtij viti dhe herën e fundit janë parë së bashku në muajin maj”, shkruan US Weekly.

Ndryshe, për lidhjen e Emma dhe tashmë ish-të dashurit të saj dhjetë vjet më të ri dihet shumë pak, pasi britanikja e bukur është e njohur për atë se jetën e saj të dashurisë e mban në fshehtësi, transmeton KosovaPress.

Ajo gjatë një emisioni ka zbuluar shkaqet pse nuk është e gatshme të flasë në media për partnerin e saj.

“Nuk mund të flas për të dashurin në intervista dhe pastaj të pres që paparacët të mos më fotografojnë para shtëpisë. Nuk mund t’i keni edhe njërën, edhe tjetrën”, ka thënë ajo.

the authorE B