ShowBiz

Çifti i njohur i jep fund beqarisë (Foto)

Ata janë në lidhje që nga viti 2012 dhe e kanë ruajtur romancën e tyre duke mos qenë në qendër të vëmendjes.

Jessica Chastain dhe partneri i saj Gian Luca Passi de Preposulo kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni luksoze të shtunën, të mbajtur në veri të Italisë qytetin e Treviso, pranë Venecias, transmeton Gazeta Express.

Aktorja 40-vjeçare dhe burri i saj 34-vjeçar dukeshin të lumtur kur u mblodhën para familjes dhe miqve.

Jessica shkëlqente e veshur me një vello të bardhë e flokë të kapura.

Ceremonia e tyre e martesës ishte tradicionale, e mbajtur në oborr.

Një burim kishte thënë se “Italia ishte një vend ku ata gjithmonë kanë kërkuar të martohen.

Dasma ishte mahnitëse. Veshja e Jessicës ishte e përsosur dhe mund të thuash se ishte shumë nervoze duke ecur poshtë rreshtit. Ushqimi ishte i shijshëm.

the authorE B