Chelsea është duke përgatitur një ofertë për mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini
Giorgio Chiellini mund të largohet nga Juventusi, dhe të transferohet te Chelsea gjatë kësaj vere.
Menaxheri i Chelseas, Antonio Conte dëshiron ta transferoj mbrojtësin italian në Stemford Bridge.
Sipas tabloidit britanik, The Sun, Chelsea është duke përgatitur një ofertë prej 25 milionë funteve (29 milionë euro) për mbrojtësin e Juves.
Conte e njeh shumë mirë Chiellinin, me të cilin ka punuar te Juventusi dhe Italia, dhe për këtë dëshiron ta ketë edhe te Chelsea. /Express/
