Giorgio Chiellini dhe Armando Sadiku kanë pasur “disa muhabete” gjatë ndeshjes Shqipëri – Itali
Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka zbuluar se mbrojtësi i Italisë, Giorgio Chiellini e ka provokuar gjatë ndeshjes së zhvilluar mbrëmë në “Loro Boriçi”.
“Më godiste me bërryl dhe më pas më kërkonte falje. Je shumë i fortë, më thoshte pastaj vazhdonte lojën”, deklaroi Sadiku pas ndeshjes.
Sadiku thotë se nuk kishte parë te mbrojtësi italian ndonjë cilësi të jashtëzakonshme. “Nuk ishte ndonjë jashtëtokësor. Edhe ai kishte pasiguri me topin”, theksoi Sadiku. /Express/