Sport

Chelseat i ofrohet mundësia për ta blerë sulmuesin e Dortmundit

Chelseat i është dhënë mundësia të nënshkruajë me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Pierre –Emerick Aubameyang, sipas Mirror.

Sulmuesi 28-vjeçar do të jetë në dispozicion në janar pasi prishi marrëdhëniet me skuadrën e Bundesligës, ndërsa “Të Kaltrit” janë në mesin e klubeve që janë alarmuar më të marrë vesh se ai është në merkato, transmeton Express.

Sipas Mirror, Chelsea është i hapur për ta blerë një sulmues tjetër, pasi Alvaro Morata nuk po mund t’i plotësojë kërkesat e krijuara nga orari i ngjeshur i klubit. /Express/