Chelsea besohet t’i ketë thënë Nemanja Maticit se ata nuk duan ta shesin atë gjatë kësaj vere, raporton DailyMail.
Matic përfundoi një sezon aspak të mirë dhe është i lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Stamford Bridge’, Manchester Unitedi e Juventusi duan shërbimet e tij.
Megjithatë, sipas asaj që raporton DailyMail, trajneri i ri, Antonio Conte, nuk e dëshiron largimin e Maticit.
Ish trajneri i Juves, është duke tentuar që të sjellë në ‘Stamford Bridge’ N’Golo Kanten, derisa interesohen edhe për Radja Nainggolan e Axel Witsel.
Edhe përkundër kësaj, Conte nuk dëshiron largimin e Maticit, pasi dëshiron që të krijojë një mesfushë të fortë – për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve, pse jo edhe ta fitojë Premierligën. /Express/