Chelsea ka hequr dorë nga transferimi i James Rodriguez.
Nuk kanë të ndalur telashet për James Rodriguez. Sipas tabloidit britanik, The Sun Chelsea ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit kolumbian.
Drejtuesit e Chelseas mendojnë se ish anëtari i Portos dhe Monacos është i mbivlerësuar, pasi Real Madrid kërkon rreth 60 milionë funte për ta liruar lojtarin.
James ka paralajmëruar largimin nga Los Blancos, pasi nuk po bën pjesë në planet e Zinedine Zidanes.
Destinacion i mundshëm për Jamesin është edhe Serie A, ku interesim për të ka shfaqur Juventusi dhe Interi. /Express/
