Sport

Chelsea pas mbrojtësit francez

Raportohet se Chelsea është duke e konsideruar mundësinë për ta transferuar në “Stamford Bridge” mbrojtësin e Lyon, Mouctar Diakhaby.

Daily Mail raporton se Diakhaby, i cili luan për përfaqësuesen U-21 të Francës, ka mahnitur në fanellën e Lyon këtë sezon dhe është vëzhguar nga skuadra tjera të mëdha, si Manchester City dhe Juventus, transmeton Express.

Por, Antonio Conte shpreson se “Të kaltrit” mund t’i sigurojnë shërbimet e tij para skuadrave tjera. /Express/