Skuadra e Chelseat nuk e ka ndërmend të ndalet me transferime gjatë afatit veror.
Blutë e Londrës deri tani kanë realizuar katër transferime me Alvaro Morata, Bakayoko, Antonio Rudiger dhe Willi Caballero.
Megjithatë menaxheri, Antonio Conte e ka konfirmuar se klubi ka nevojë edhe për tri transferime tjera të cilat do të realizohen shumë shpejtë.
Tri objektivat e Chelseat do të jenë: Alex Sandro, Virgil van Dijk dhe Fernando Llorente./IndeksOnline/