Chelsea ka mposhtur Crystal Palace në udhëtim për të forcuar edhe më shumë pozitën e parë në Premierligë.
Lideri i Premierligës, Chelsea ka shënuar fitoren e 11’ më radhë në Premierligë, pasi në udhëtim ka mposhtur Crystal Palace 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi Diego Costa në minutën e 43’të.
Pas kësaj fitoreje Chelsea e forcon edhe më shumë pozitën e parë me 43 pikë, 9 më shumë se sa Liverpool dhe Arsenal. /Express/