Sport

Chelsea nuk heq dorë nga Lukaku

Antonio Conte, trajneri i Chelseas, po insiston që ta transferoj Romelu Lukakun në Stemford Bridge.

Evertoni e ka refuzuar ofertën e Chelseas prej 57 milionë funteve (67 milionë euro) për Romelu Lukaku

Por, pavarësisht këtij refuzimi, trajneri i Chelseas, Antonio Conte, nuk e ka ndërmend të heq dorë nga belgu, shkruan Mirror

 Evertoni kërkon 75 milionë funte (88 milionë euro) për Lukakun, por në Chelsea janë të bindur se lojtarin do ta transferojnë për një shumë më të vogël

Duhet theksuar se Lukaku ishte transferuar nga Chelsea në Everton, në vitin 2014, për 28  milion funte (41 milionë euro). /Express/