Sport

Chelsea nënshkruan me yllin që e do Real Madridi!

Marcos Alonso ka arritur marrëveshje me Chelsean.
Marcos Alonso është pajtuar me Chelsean që ta nënshkruaj kontratën e re.

Mbrojtësi spanjoll ka nënshkruar kontratën e re, që do ta mbajë deri në vitin 2023, përcjell “lajmi.net”.

Duke parë që shumë skuadra i janë vënë pas Alonsos, Chelsea vendosi që ta rrisë klauzolën e tij.

Real Madridi dhe Barcelona, janë dy skuadrat që e mendojnë seriozisht transferimin e spanjollit. /Lajmi.net/