Chelsea dhe Antonio Conte ende njuk kanë përfunduar punë.
Chelsea po e akuzon Antonio Conten se e ka dëmtuar reputacionin e klubit me deklaratat e tij sa ishte trajner në detyrë.
Skuadra londineze po refuzon që t’i paguajë 10 milionë euro trajnerit italian, pasi e shkarkoi para se të përfundonte kontrata e tij.
Chelsea gjithashtu po e akuzon Antonio Conten se e largoi Diego Costan përkundër dëshirës së tyre.
Klubi londineze dhe italiani janë në gjyq për këto dy raste, andaj shumë shpejtë pritet të merret vendimi final se kush është pala e dëmtuar.
Conte me shumë gjasë do ta fitojë gjyqin, pasi akuzat e Chelseas po konsiderohen si të pabaza. /Lajmi.net/