Chelsea po e kompleton edhe transferimin e tretë për këtë afat kalimtar të janarit.
Chelsea e transferoi Christian pulisicin nga Dortmundi dhe e huazoi Gonzalo Higuainin nga Juventus.
Skuadra londineze tani po e rikthen në skuadër Natha Aken, që e shiti te Bournemouth para një sezoni, përcjell lajmi.net.
Chelsea do të paguajë 45 milionë euro për ta rikthyer mbrojtësin holandez në skuadër.
Bournemouth e di se nuk mund ta ndal largimin e lojtarit, pasi në marrëveshjen me blutë ishte e paraparë një rikthim i mundshëm. /Lajmi.net/