Trajneri i Chelseat, Antonio Conte gjatë kësaj vere dështoi të ofronte dy synimet kryesore të tij
Antonio Conte gjatë verës së kaluar kërkoi me çdo kusht transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez dhe mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandro.
Pavarësisht shumëve të mëdha që ofroi Chelsea, drejtuesit e Arsenalit dhe Juventusit refuzuan ofertat e skuadrës londineze.
Por, Mirror njofton se Chelsea ka kthyer sërish interesimin për këta dy lojtarë dhe do të kërkojë transferimin e tyre edhe gjatë verës së ardhme. /Express/