Jann-Fiete Arp, ylli i ri i Gjermanisë, ka zgjuar interesimin e Chelseas
Drejtuesit e Chelseas, përveç blerjeve të yjeve, po mendojnë që të transferojnë lojtarë të rinj, të cilët kanë të ardhme të ndritur në futboll.
Gazeta gjermane, Bild, ka zbuluar se ekipi nga Stemford Brdige ka shfaqur interesim për talentin e skuadrës së Hamburgut U17, Jann-Fiete Arp, përcjell Express.
Por, Chelsea nuk do ta ketë të lehtë ta transferoj kapitenin U17 të Gjermanisë, pasi për të interesim kanë shfaqur skuadrat e njohura si Borussia Dortmund dhe Juventus.
17 vjeçari ka kontratë me ekipin nga Bundesliga deri në verën e vitit 2018, dhe nëse nuk e vazhdoj kontratën mund të largohet nga Hamburgu për pak para. /Express/