Sport

Chelsea gjen zëvendësuesin e Eden Hazard (Foto)

Chelsea e dëshiron në “Stamford Bridge” Lorenzo Insignen, për ta zëvendësuar Eden Hazardin.
Sipas asaj që raporton The Sun, Chelsea është duke tentuar që ta transferojë anësorin e Napolit, Lorenzo Insignen.

“Blutë e Londrës” janë të bindur se Eden Hazard në një të ardhme të afër do të largohet nga Anglia dhe për këtë janë duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të anësorit italian, Insigne.

Real Madrid ka kohë që kërkon Hazardin dhe për këtë Antonio Conte është duke kërkuar që sa më parë të gjejë zëvendësuesine belgut.

Kartoni i Insignes shkon deri në 45 milionë funte. Conte e njeh shumë mirë atë, me të cilin ka punuar te Kombëtarja e Italisë. /Express/