Chelsea ka mposhtur Evertonin për të kaluar në çerekfinale të Carabao Cup
Skuadra e Chelseat ka vazhduar tutje në Carabao Cup, pas fitores 2:1 ndaj Evertonit në Stamford Bridge.
Golat për Chelsean në këtë takim i shënuan mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger dhe braziliani, Willian, ndërsa për Evertonin shënoi Calvert-Lewin.
Chelsea kështu bëhet skuadra e shtatë që kalon në çerekfinale të kësaj kupe. /Express/