Sead Kolasinac, mbrojtësi i Schalkes, mund të transferohet në Premierligë.
Skuadra e Chelseas dhe Liverpoolit janë hedhur në sulm që t’i sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të Schalkes, Sead Kolasinac, raporton “Bild“.
Reprezentuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës ka kontratë me ekipin nga Bundesliuga deri në verën e vitit të ardhshëm.
Kështu, 23-vjeçari qysh në janar mund të zgjedhë ekipin e ri. Kurse, ekipi që do ta transferojë nuk do të investojë asnjë cent, pasi do ta marrë si lojtar të lirë. /Express/
