Sport

Chelsea e fiton miqësoren kundër Barcelonës

Chelsea e ka fituar miqësoren përgatitore kundër Barcelonës.

Skuadra e Frank Lampard ka mposhtur 1-2 Barcelonën në testin përgatitor në Japoni.

Pas një gabimi të Sergio Busquets, Tammy Abraham arriti të ndëshkonte Barcelonën, për t’i dhuruar epërsinë e parë Chelsea në minutën e 34’.

Në pjesën e dytë, Chelsea shënoi edhe golin e dytë, kur në minutën e 81’ shënoi mesfushori Ross Barkley.

Krejt në fund të ndeshjes, Barcelona ngushtoi epërsinë, kur shënoi mesfushori Ivan Rakitic.

Ndeshja e radhës e Chelseas është kundër Reading, kundër Barcelona takohet me Vissel Kobe, pjesë e së cilës skuadër është Andres Iniesta./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli