Sport

Chelsea dhe John Terry i shpëtojnë dënimit nga FA!

Skuadra e Chelseat dhe ish-lojtari i tyre, John Terry kanë shpëtuar nga dënimi i Federatës së Futbollit Anglez, transmeton IndeksOnline.

Ish-kapiteni i Bluve të Londrës në ndeshjen e fundit në “Stamford Bridge” ishte larguar nga loja në minutën e 26-të, ashtu siç e kishte numrin e fanellës mbrapa.

Kjo ishte planifikuar para ndeshjes, dhe shumë persona e kishin futur këtë si bast, duke fituar mijëra euro.

Shoqata e Futbollit (FA), menjëherë kishte nisur hetimet mbi këtë çështje, por sot ajo konfirmoi se nuk kanë hasur në asnjë dëshmi.

Kështu John Terry tani lojtar i Aston Villat dhe Chelsea Futboll Klub i kanë shpëtuar një dënimi të mundshëm nga FA./IndeksOnline/