Bacary Sagna pritet t’i bashkohet Chelseas
Menaxheri i Chelsea, Antonio Conte, është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë.
Sipas tabloidit britanik, Daily Star, klubi londinez po mendon që ta transferoj francezin, Bacary Sagna.
Ish anëtari i Arsenalit aktualisht është lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Manchester Cityn, përcjell Express.
Përveç Sagnas, kandidat janë edhe Cedric Soares (Southampton) dhe Rafinha (Bayern Munich). /Express/