Walker është duke u kërkuar nga shumë klube evropiane dhe mund të largohet gjatë verës nga Tottenhami.
Mbrojtësi anglez, Kyle Walker, nuk ka kaluar një sezon të mirë te Tottenhami dhe janë shtuar spekulimet se ai mund të largohet gjatë verës.
Sipas asaj që raporton “The Sun”, në garë për lojtarin ka hyrë edhe Chelsea, derisa ka kohë që kërkohet nga Bayern Munich dhe Manchester City.
Bayern Munich e shen Walkerin si zëvendësuesin ideal të Philipp Lahm, i cili vikendin që lamë pas vari atletet përgjithmonë.
Por sipas “The Sun”, është Manchester City favorit për të nënshkruar me 26 vjeçarin, i cili pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, ky i fundit e ka bindur lojtarin e me projektin e ri dhe pritet të bëjë disa goditje të mëdha gjatë verës. /Express/