Ajo është konsideruar një nga femrat më të bukura në botë.
Por Charlize Theron i ka humbur linjat e saj trupore dhe është shëndoshur.
Bukuroshja 41-vjeçare ka shtuar peshë dhe ndryshoi pamjen e saj të jashtme për filmin e saj të fundit “Tully”.
Duke folur për Variety, aktorja është shprehur se e ka përjetuar shumë keq pamjen e saj të re dhe iu është dashur të konsultohej me mjekë dhe psikologë për të dalë nga gjendja depresive.
“Sheqeri më futi në depresion dhe u sëmura pasi nuk mund të humbisja dot peshë,”, shpjegon ajo.
“I thashë doktorit tim se isha duke vdekur”, theksoi ajo.
Charlize luajti rolin e një nëne të tre fëmijëve dhe e përfshiu veten tërësisht në rol.