Sport

Chamberlain refuzon Chelsean, dëshiron skuadrën tjetër angleze (Foto)

Alex Oxlade-Chamberlain ka refuzuar transferimin të kampioni i Anglisë, Chelsea

Pavarësisht se Chelsea dhe Arsenal kishin arritur marrëveshje për transferimin e anglezit, Alex Oxlade-Chamberlain, ky i fundit ka refuzuar kalimin në Stamford Bridge.

Sipas BBC, Chamberlain dëshiron të largohet nga Arsenal për shkak se Wenger dëshiron që ai të luajë në krah, ashtu sikurse edhe Antonio Conte.

Dëshira e tij është të transferohet në Liverpool, aty ku do të mund të luante në mesfushë, ku është edhe pozita e tij e preferuar. /Express/