Sport

Challandes vjen me një deklaratë të madhe pas fitores ndaj Shqipërisë

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas fitores ndaj Shqipërisë, ku u shpreh mjaft i lumtur për paraqitjen e lojtarëve të tij.

Kosova ka fituar ‘vëllazëroren’ me rezultatin e thellë 3-0, shkruan GazetaBlic

Arbër Zeneli shënoi dy gola, ndërsa Edon Zhegrova vulosi fitoren e Kosovës ndaj lojtarëve të Panuccit.

Këto janë fjalët e të pamposhturit Challandes:

“Gjithmonë kur e fillojmë një ndeshje, dëshirojmë të fitojmë. Prisja një ekip më shumë kapacitet me një entuziazëm të madh dhe këtë e treguan lojtarët. Është shumë mirë fitorja 3-0, por është vetëm fillimi. Do të vazhdojmë të punojmë më tej. Është fakt që i kemi shënuar 3 gola, por kemi pas shumë raste tjera, por kemi një ekip që po shkon përpara”, tha fillimisht trajneri i Kosovës për Supersport.

“Duhet të punojmë më shume që te ecim përpara. Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, me shumë pasime, jemi duke e formuar një ekip shumë të mirë. Falënderoj lojtarët që kanë bërë një punë shumë të madhe”

“Objektivi im nuk është kualifikimi në europian, por të formojë ekipin dhe pastaj vijnë rezultatet”, përfundoi Bernard Challandes.

/GazetaBlic/