Sport

Çfarë po ndodh me Neymarin, anulon udhëtimin në Kinë (Foto)

Neymar nuk do të udhëtoj në Kinë në fund të këtij muaji
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar kishte planifikuar që me 31 korrik të udhëtoj në Kinë, por e ka anuluar këtë udhëtim.

Ctrip, kompania kineze që kishte planifikuar ta sjell Neymarin në Kinë, ka njoftuar se ylli brazilian nuk do të jetë i pranishëm në Shangai, përcjell Express.

“Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se takimi i Neymarit me fansat nuk mund të realizohet me 31 korrik:, thuhet në njoftimin e kompanisë kineze.

“Neymar është i zënë duke u marrë me me çështjet e transferimit dhe nuk kanë qenë të sigurt nëse do të mund të vijnë me 31 korrik, dhe për këtë e kemi anuluar takimin”, vazhdon njoftimi.

Ky njoftim lë të kuptohet se Neymar është duke negociuar seriozisht transferimin nga Barcelona në Paris Saint-Germain. /Express/