Sport

Çfarë po ndodh mes Interit dhe Perisicit? (Foto)

Inter po synon ta mbajë Ivan Perisicin në skuadër. Por, lojtari po dëshiron transferimin te Manchester United
Drejtuesit e skuadrës së Interit po mundohen që ta mbajnë në skuadër yllin kroat, Ivan Perisic.

Sipas Premium Sport, Nerazzurrët i kanë ofruar kroatit një kontratë të re me rritje paga. Kështu, Interi i ka ofruar Perisicit një pagë prej 4 milionë eurove në sezon.

Por, Premium Sport shkruan se kroati po dëshiron transferimin te Manchester Untied, e cila i ka ofruar 7 milionë euro në sezon.

Përveç parave, Perisic po dëshiron të transferohet në Old Traffrod pasi synon të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri, përcjell Express.

Interi më herët ka pasur kontakte me klubin nga Premierliga për Perisicin. Man Utd ka ofruar 30 milionë për lojtarin, derisa Interi po kërkon 50 milionë. /Express/