Ndonëse ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, ai vazhdon të jetë si njëri ndër këngëtaret më të preferuar në showbizin shqiptar.
Është ky këngëtari i njohur Shpat Kasapi i cili bëhet ndonjëherë aktiv për fansat e tij përmes rrjeteve sociale, transmeton Gazeta Express.
Së fundmi me një video që ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Shpati ka habitur shumë prej fansave të tij.
Në këtë video Shpati shihet shumë më i shëndoshur nga se jeni mësuar ta shihni.
Këtë e kanë vërejtur edhe vetë fansat e tij, duke e pyetur se çfarë ka që është shëndoshur kështu.
“Qeke shendoshur more djal”, “O shpat sa je shendosh mo djal”, “Qka je bo kshtu i trash more Shpat”, “O ma i miri ven sa je shendosh more djal zemra im”, ishin vetëm disa nga komentet që i kishin bërë fansat.