Ministri i Financave, Bedri Hamza, para se të nisë seanca u pa të ketë disa konsulta me deputetët e GP të LDK’së.
Para se të rehatoheshin në vendet e tyre ministri Hamza u duk pak te vendet e LDK’së. Aty u pa tek bisedonte me ish-ministrin e Financave, Avdullah Hotin dhe ish-ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharkun.