ShowBiz

Çfarë po feston sot Learta? (Foto)

Learta Jakupi reja e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, është njëra ndër nuset më të përfolura në mediet rozë.

E duke qenë që është nuse në një shtëpi artistësh, Learta që nga fillimi kishte marrë gjithë vëmendjen e publikut.

Çfarëdo që ajo bën bie në qendër të vëmendjes, transmeton Gazeta Express.

Për Leartën sot është një ditë shumë e veçantë. Dy prindërit e saj sot festojnë përvjetorin e martesës së tyre.

Në këtë ditë Learta ka bërë një urim të bukur për prindërit e saj.

Ajo në profilin e saj në Instasory ka postuar një fotografi të prindërve duke uruar përvjetorin e martesës.

“Urime përvjetorin e Martesës dy prindërve më të mirë në botë”, kishte shkruar Learta duke lënë emoji edhe dy zemra.

Ndryshe në këtë fotografi shihet se Learta ngjanë shumë me nënën dhe duket se bukurinë e ka trashëguar nga ajo.

Kujtojmë se Learta dhe bashkëshorti i saj Kushtrimi së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë./Gazeta Express/

the authorE B