Granit Xhaka pritet të rikthehet të luajë në Premierligë pas dënimit me tre ndeshje për shkak të kartonit të kuq që kishte marrë javë më parë.
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, dukej tejet i lumtur në stërvitjen e sotme, i cili do të rikthehet të luajë në Premierligë këtë vikend, në derbin kundër Tottenham.
“Të punosh me zell, të argëtohesh gjatë stërvitjes dhe të kënaqesh me ekipin është shumë më rëndësi”, ka shkruar Xhaka.
Ai shkëlqeu në mesjavë në Ligën e Kampionëve, ku shënoi gol në fitoren e Arsenalit prej 3:2 ndaj Ludogorets. /Express/