Lionel Messi vazhdon të jetë i njëjti, jashtëtokësor në fushë. Ylli i Barcelonës e ka nisur edhe një edicion të frikshëm duke qenë i pakapshëm për kundërshtarët.
Forma e tij u tregua edhe mbrëmë ndaj Juventusit ku Messi ishte një hije e paparë për mbrojtjen e Juves.
Tetë gola në gjashtë ndeshje është bilanci i Messit në start të këtij edicioni në të gjitha garat me Barcelonën.
Forma e tij ka bërë që largimi i Neymar të jetë vetëm një teori pasi që Leo me këdo që është në fushë po arrinë t’i bëjë gola dhe fitore për Barcelonën./Indeksonline/