Sinan Hoxha dhe Seldi gjatë gjithë kohës kanë bërë bashkëpunime, por një kohë të gjatë dyshja nuk janë parë më bashkë. Kanë pasur disa probleme që publiku nuk i dinte, sepse nuk është folur asnjëherë diçka rreth asaj ngjarje.
Sinan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “N’Kosovë Show”, ku ka marrë një letër surprizë nga menaxheri i tij, Avniu, i cili i ka kërkuar, në emrin e tij dhe të publikut, që të realizojë sërish një këngë me Seldin. Sinani është prekur, sepse e konsideron më shumë se vëlla menaxherin e tij, ndërkohë që menjëherë ka ardhur në studio edhe Seldi.
Pas një përqafimi, Seldi i ka kërkuar falje publikisht Sinanit pa sqaruar asgjë se çfarë ka ndodhur. Sinani ishte ai që foli rreth kësaj çështje, ku tha se ata nuk ishin zënë dhe që kanë folur dhe janë takuar shpesh. Hoxha ka thënë që kanë pasur një shkëputje për sa i përket karrierës prej disa gabimeve të Seldit./GazetaKNN/