Anglia është duke e shkatërruar 5-0 Panamanë, në një ndeshje që po zhvillohet momentalisht në Nizhny Novgorod.
Pas një aksioni të bukur, Jessie Lingard shënoi me një goditje të bukur nga distanca duke e gjetur trekëndëshin e lartë të portës së Panamasë, raporton Gazeta Express.
Ai shënoi për epërsinë 3-0 të Anglisë në minutën e 36-të
Ndërsa, vetëm tre minuta më vonë John Stones shënoi për 4-0.
Harry Kane shënoi nga penalltia në fund të pjesës parë për 5-0
Me fitore Anglia do ta siguronte kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira, ndërsa Panamaja do te përshëndetej nga Botërori. /Express/